ASPEKTE LIGJORE

 

Për një vlerësim më të mirë të situatës së vajzave dhe grave të reja të prekura, do të ndihmonte njohja e gjëndjes ligjore. Ky burim do tu jepte juve një vështrim të parë të përgjithshëm, në lidhje me rregullat e veçanta ligjore nga fusha ligjore krejtësisht të ndryshme.

Parlamenti gjerman ka miratuar më 17 mars 2011 një ligj në luftë kundër martesës së detyruar. Kështu që martesa e detyruar, si tërësi e pavarur provash penale, do të pranohet në kodin penal (§ 237 KP).

Ndryshimet e miratuara gjenden për tu lexuar kryesisht në rubrikën "e drejta penale" dhe "ligji mbi lejë-qëndrimin".

Për informacione të mëtejshme drejtohuni ju lutemi Konsultores-Online, ose këshillohunu tek ndonjë avokate apo avokat.

 

E DREJTA NDËRKOMBËTARE

Neni 16, paragrafi 2, i deklaratës së përgjithshme të të drejtave të njeriut, e vitit 1948, përcakton, se martesa duhet të bëhet vetëm me pëlqimin e lirë dhe të plotë të dy bashkëshortëve të ardhshëm.

Prandaj një martesë e detyruar është shkelje e të drejtave të njeriut.

E DREJTA KUSHTETUESE

Gjithsecili ka të drejtën e zhvillimit të personalitetit të tij, përsa kohë që ai nuk cënon të drejtat e të tjerëve dhe që nuk shkel rregulloren kushtetuese apo ligjin e zakonit. Liria e njeriut është e paprekshme (neni 2 i kushtetutës).

Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm (Neni 1 i kushtetutës).

Të gjithë njerëzit janë të barabartë përpara ligjit. Burrat dhe gratë janë të barabartë. Shteti ka për detyrë të ndihmojë në zbatimin e barazisë ndërmjet burrit dhe gruas dhe ndikon në eliminimin e disfavoreve ekzistuese (Neni 3 GG).

Si rrejdhim, një martesë e detyruar nuk është e pajtueshme me Kushtetutën e Republikës Federale Gjermane.

E DREJTA CIVILE

Në lidhjen e një marteseje, pavarësisht nga shtetësia, parimisht vlejnë ligjet e shtetit, ku edhe është bërë lidhja e martesës. Sipas ligjit gjerman, martesa është një kontratë ligjore familjare, e cila ka si kusht paraprak vullnetin e lirë të bashkëshortëve (§§ 1310 ff, të Kodit Civil).

Në bazë të § 1303, paragrafi 1, të Kodit Civil, martesa nuk duhet të bëhet përpara se të jetë arritur mosha madhore. Në rastin kur në lidhjen e një marteseje, njëri prej bashkëshortëve është i mitur, atëherë vetëm gjykata për çështjet familjare mund të bëjë çlirimin nga ky kusht, gjë që prindët nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë (§ 1303, paragrafi 2, i Kodit Civil).

Një martesë e detyruar mund të anullohet me vendim gjykate brënda një afati prej një viti, pas kohës së lidhjes së saj, në rast se vërtetohet detyrimi. Pas këtij afati vjen në vështrim vetëm shkurorëzimi i martesës.

E DREJTA PENALE

Parlamenti gjerman ka miratuar më 17 mars 2011 një ligj. Kështu që martesa e detyruar, si tërësi e pavarur provash penale, do të pranohet në kodin penal (§ 237 KP).

Gjithëkush që detyron një person të lidhë një martesë dënohet me burg nga gjashtë muaj deri më pesë vjet (§ 237 KP).

Afati i kërkesës për anullimin e martesës së detyruar zgjatet në kodin civil nga një vit në tre vjet (§ 1317 paragrafi 1 rreshti 1 KC).

LIGJI I MBROJTJES SË FËMIJËVE DHE TË RINJVE

Fëmijët, të rinjtë dhe të rejat që kanë mbushur moshën madhore mund ti drejtohen për ndihmë sektorit vendas të rinisë (Jugendamt). Por që fëmijët, të rinjtë, përkatësisht të rinjtë e moshës madhore të mund të përfitojnë ndihma nga rinia, ata duhet të qëndrojnë këtu në Gjermani me të drejta ligjore, apo me një lejëqëndrim konform ligjit mbi të drejtat e të huajve.

Fëmijët dhe të rinjtë mund të këshillohen nga ana e sektorit të rinisë (Jugendamt) pa dijeninë e prindëve, atëherë kur këshillimi është i domosdoshëm, si rezultat i një gjëndjeje rreziku apo konflikti dhe që përsa kohë që si rezultat i njoftimit të prindëve do të dështojë qëllimi i këshillimit (§ 8 paragrafi 3 i Kodit Social - vëllimi i tetë (VIII).

Në rast se fëmijët apo të rinjtë luten për mbrojtje, apo kur një rrezik urgjent për shëndetin e fëmijës kërkon një strehim të sigurt, atëherë për marrjen nën mbrojtje do të jetë i detyruar sektori i rinisë (Jugendamt). Fëmijët dhe të rinjtë mund të merren nën mbrojtje nga ana e sektorit të rinisë (Jugendamt) edhe pa miratimin e prindëve, pra përkohësisht të strehohen tek personat dhe në institucione, në rast se mbrojtja nuk mund të sigurohet në forma të tjera. Në rast se prindët kundërshtojnë marrjen nën mbrojtje, atëherë sektori i rinisë (Jugendamt) do të tërheqë një vendim nga gjykata (§ 42 e Kodit Social VIII).

Në rast se për sektorin e rinisë (Jugendamt) do të jenë të njohura shumë pikëmbështetje kyçe në lidhje me rrezikimin e shëndetit të një fëmije apo të një të riu, atëherë ky do të vlerësojë kanosjen e rrezikut në bashkëpunim me forca të shumta profesionale. Këtu përfshihen personat që kanë të drejtën e kujdestarisë, si edhe fëmija apo i riu, për sa kohë që si rezultat i saj nuk vihet në dyshim mbrojtja efikase e fëmijës apo të të riut. Në rast se sektori i rinisë (Jugendamt) e quan të domosdoshme veprimtarinë e gjykatës për çështje familjare, atëherë ky i telefonon asaj; kjo vlen edhe atëherë, kur personat që kanë të drejtën me ligj të kujdestarisë apo personat që kanë të drejtën për edukim nuk janë të gatshëm apo nuk janë në gjëndje të bashkëpunojnë në vlerësimin e kanosjes së rrezikut. Në rast se ekziston një rrezik urgjent dhe që nuk mund të pritet vendimi i gjykatës, atëherë sektori i rinisë (Jugendamt) detyrohet, që fëmijën apo të riun ta marrë nën mbrojtje (§ 8a, të Kodit Social - VIII).

I riu në moshë madhore, ndihmën për zhvillimin e personalitetit të tij, dhe në bërjen e një jete nën përgjegjësinë e tij, duhet ta sigurojë përmes kërkesës, në rast se për shkak të situatës individuale të të riut është e nevojshme ndihma dhe për sa kohë duhet ajo. Si rregull ndihma sigurohet deri në mbushjen e moshës 21 – vjeçare; Në raste të veçante ajo duhet të vazhdojë edhe përtej periudhës së kufizuar të kohës (§ 41 të Kodit Social - VIII).

Shpesh gratë e reja nuk strehohen nëpër institucionet e ndihmës për të rinjtë, por nëpër istitucionet e bamirësisë së grave. Kjo mund të sjellë probleme, në rast se gratë nga tetëmbëdhjetë deri në moshën njëzetë e një vjeçare nuk mund të plotësojnë dot kërkesat e pavarësisë dhe mëvetësisë, të cilat nëpër institucionet e bamirësisë së grave janë si kushte paraprake.

LIGJI MBI LEJË-QËNDRIMIN

Përmes martesës së detyruar të bashkëshortit nuk ndryshon automatikisht statusi ligjor i qëndrimit për vajzat dhe gratë e reja, të cilat jetojnë këtu në Gjermani. Por kur ka përfunduar qëndrimi ligjor i bashkëshortit, atëherë e drejta e qëndrimit, e pavarur nga martesa do të lindë pas tre vjetësh bashkësi martesore; në rast të ekzistencës së një padrejtësie të veçantë, atëherë ekziston mundësia e zgjatjes së lejë-qëndrimit edhe më herët (§ 31 të ligjit mbi qëndrimin – ligji mbi qëndrimin).

Pas përfundimit në Bundestag në qershor 2007 të § 27 të ri, paragrafi 1a, numër 2, të ligjit për të huajt, një bashkim familjar për në Gjermani nuk do të lejohet, në rast se pikëmbështetje faktike do të përligjin faktin, se njëri prej bashkëshortëve do të jetë detyruar për bërjen e martesës.

Shtetasve të huaj, të cilët janë viktimë e martesave të detyruara dhe që u është penguar kthimi i tyre në Gjermani, përfitojnë në kushte të veçanta të drejtën e pavarur të rikthimit. Afati për bërjen e kërkesës me qëllim lëshimi të një lejë-qëndrimi është deri në dhjetë vjet, duke filluar nga momenti i largimit nga vendi. Kërkesa duhet bërë gjatë kësaj kohe, brënda tre mujsh, pas përfundimit të gjëndjes së detyruar (§ 37 parag. 2a të ligjit mbi lejë-qëndrimin dhe gjithashtu § 51, parag. 4 të ligjit mbi lejë-qëndrimin).

Për përfitimin e një titulli të pavarur lejë-qëndrimi në ligj është e pranishme një rritje e periudhës minimale të ekzistencës së martesës nga dy vjet në tre vjet (§ 31 të ligjit mbi lejë-qëndrimin).

Në § 37 të ligjit për të huajt, rregullohet e drejta për rikthim për të huajt, të cilët si të mitur kanë pasur të territorin gjerman qëndrimin e zakonshëm të rregulluar me ligj.

LIGJI I MBROJTJES KUNDËR DHUNËS

Në rrethana të caktuara mund të merren edhe vendime mbrojtëse në mbështetje të ligjit në mbrojtje kundër dhunës, në rast se dikush do të lëndojë apo kërcënojë (§ 1 të ligjit në mbrojtje kundër dhunës). në mënyrë të paligjshme trupin, shëndetin apo lirinë e një personi tjetër. Ky ligj do të gjejë përdorim edhe në ato raste, kur është bërë tashmë lidhja e martesës, apo në rast se personat nga rrethi personal apo i veçantë kërcënojnë vajzën, përkatësisht gruan.