Informacione të përgjithshme mbi martesën e detyruar

Ç’është martesa e detyruar?

Me një martesë të detyruar kemi të bëjmë atëherë, kur prindët e tu apo familja jote vendos, se me kë duhet të martohesh ti, pavarësisht se ti nuk ke dëshirë tëmartohesh me partnerin që të kanë zgjedhur. Në rastin e një marteseje të detyruar asnjë nuk pyet për vullnetin tënd, nëse ti do të martohesh, apo dhe cilin person dashuron ti.

Flitet për martesë të detyruar, atëherë kur ti nuk dëshiron të martohesh, kur ti nuk ke dhënë pëlqimin tënd apo kur ti vihesh nën presion dhe ndien detyrim.

Ti ke të drejtë, të vendosësh e lirë, nëse do që të martohesh dhe me cilin do të martohesh! Dashuria dhe martesa nuk kanë asgjë të përbashkët me detyrimin! Një martesë e detyruar nuk ka lidhje aspak me besimin fetar!

Në rast se ti nuk martohesh me vullnetin tënd, atëherë familja jote ndoshta do të përdorë presionin tek ty. Ajo do të mundohet të të detyrojë për martesë. Presioni mund të përdoret në forma dhe mënyra të ndryshme, ku në të bëjnë pjesë:

  • Prindët, motrat e vëllezërit, apo të afërm të tjerë të bëjnë ty me faj, se për shkakun tënd familja humbet vlerën/nderin e saj,
  • Presionet (heshtja, injorimi, mosfolja më me njëri-tjetrin, ndalimi i daljes jashtë, ndalimi i kontakteve, mosdhënia e pareve të xhepit),
  • Sharjet,
  • Kërcënomet, për të të çuar në atdheun e prindëve,
  • Dhunë trupore/apo dhunë seksuale (kërcënime për rrahje, të rrahin apo të keqtrajtojnë).

 

Martesë e detyruar apo martesë e organizuar?

tl_files/zwangsheirat/images/klein/zervas_150.jpgNuk është gjithmonë e lehtë dhe e mundur që të bësh dallim të qartë ndërmjet martesës së detyruar dhe martesës së organizuar. Vendimtare është, nëse përdoret dhunë tek ti, nëse ti e ke mundësinë të mund të thuash edhe “Jo”. Gjithmonë varet nga vlerësimi personal, se në cilin moment do të flitet për një martesë të detyruar, dhe çfarë ndihet si detyrim.

Kështu, atë që prindët nga pikpamja e tyre e kuptojnë si „presion të lehtë“, për ty ndihet si detyrim. Ka vajza dhe të rinj, të cilat akceptojnë, që prindët e tyre të zgjedhin partënerin e jetës së tyre, dhe që vetë këta në këtë vendim të kenë të drejtën e fjalës së fundit. Në rastin e një martese të detyruar, martesa lidhet kundër vullnetit të nuses apo të dhëndërit. Përdoret presion i madh dhe refuzimi atëherë do të ketë për ty pasoja të rënda.

Ç’farë ndodh me mua?

Shenjat merri seriozisht! Shpesh ndodh kështu, që planet për martesë paralajmërohen. Përpara se këto plane të zbatohen, ti ke mundësi që të përfitosh nga ndihma jonë!

Ndoshta ti vë re situata tëpazakonta dhe nuk di tamam, se si duhet të reagosh. Nga prindët dhe të afërmit ti merr komlimente të pazakonta, psh. se ti je bërë sa një grua, apo që je bërë për tu martuar.

Ekzistojnë shkaqe të shumta, se përse prindët mendojnë, se ata kanë të drejtë dhe dhe e kanë detyrë, që të zgjedhin një burrë për vajzën e tyre.

Ndonjëherë prindët kanë frikë për humbjen e vlerës së tyre (humbje nderi). Në rast se vajza është në moshë për martesë, por që nuk ka dëshirë që të jetë e lidhur dhe eventualisht ka një shok, i cili nuk akceptohet nga prindët, shumë familje kanë frikën e humbjes së virgjërisë.

Ndonjëherë ndodh edhe kështu, që prindët kanë frikë, se vajza e tyre humbet respektin për ta; ata duan të ruajnë influencën tek vajza e tyre. Kështu për shëmbull, kur vajza shoqërohet me një burrë të një rrethi tjetër kulturor, apo të një besimi tjetër fetar dhe që ata e marrin vesh këtë gjë, atëherë ata kanë frikë se vajza e tyre do ti nënshtrohet influencave të dëmshme dhe do të bjerë në stilin „perëndimor dekandet“ të jetës.

tl_files/zwangsheirat/images/klein/u7_150.jpgPërmes një marteseje të shpejtë ata duan ti ngjallin vajzës së tyre respekt përpara autoritetit të babait dhe kështu të forcojnë lidhjet tradicionale. Përmes një marteseje të shpejtë vajza duhet të sillet përsëri në rrugë të drejtë.

Por ama ti ke përfytyrime të tjera se si duhet të jetosh. Ndoshta ti dëshiron që dikur të martohesh, por ama jo tani dhe jo me një burrë, të cilin ti nuk e njeh dhe nuk e do!

Kaos ndjenjash

Nëna jote është shumë e rëndësishme për ty. Ajo ka qënë ndërmjetëse e babait, kur ka qenë fjala për vendime të rëndësishme. Ajo gjithashtu të ka mbrojtur nga babai këtë herë apo herë të tjera, kur ti atij thjeshtë i ke fshehur diçka.

Ndodh, që ti tashti ndjehesh e zhgënjyer apo e tmerruar nga nëna jote, në rast se babai yt të bën të ditur seriozisht, se ka zgjedhur një burrë për ty, me të cilin ti së shpejti do të martohesh - dhe nëna jote duke u lëkundur nuk shfaq mbështetje dhe tregohet e mbingarkuar.

tl_files/zwangsheirat/images/klein/infos_02.jpgAjo ka mendimin, se babai dhe nëna duan vetëm të mirën tënde, dhe se është mëse normale, që ata duhet të zgjedhin një burrë për ty. Ajo nuk mund dhe nuk do që të të kuptojë dhe nuk të merr seriozisht. Për nënën tënde mendimet e të afërmve dhe të komshinjve kanë qenë gjithmonë shumë të rëndësishme, por në këtë situatë ti ke pritur, që ajo të të ndihmojë.

Në vënd të kësaj, ti ke ndjenjën, se prindët e tu të vënë nën presion! Ata duan të të martojnë dhe të detyrojnë ty për këtë ndoshta edhe me dhunë, ku ty të injorojnë, të ofendojnë, të rrahin apo të kërcënojnë.

Ti ke ndjenjën,

  • se tani gjithçka është shumë vonë, tani s’mund të më ndihmojë më asnjë. Ska rrugëdalje tjetër,
  • se duhet të turpërohesh, që të ndodh një gjë e tillë, që pikërisht prindët e tu, të arrijnë të të bëjnë një gjë të tillë,
  • që më mirë gjithçka të harrosh dhe të mos duash më të mendosh për këtë gjë,
  • se ke tradhëtuar traditat e tua. Ti nuk do që tu bëhesh pengesë prindëve,
  • që je e abandonuar dhe e urryer nga familja, të cilën ti e do. Ti nuk ke dëshirë të trajtohesh si anë e jashtme, por përkundrazi të vazhdosh të jetosh jetën e deritanishme,
  • që të kanë lënë vetëm,
  • që nuk je aq e fortë, sa të përballosh zemërimin,
  • se kërkush nuk e dëgjon ‚jo-në’ tënde dhe asnjë nuk të respekton.

"Mua më ka vrarë deri diku fakti, që prindët e mi kanë qenë të zemëruar me mua, apo për ato që kanë folur të tjerët. Por për mua ishte e qartë, se tani duhet të tregohesha egoiste, me qëllim për të qenë e lumtur. Nuk duhet të bëja prindët apo atë të lumtur." (marrë nga: ‚E detyruar për martesë’, Raport i Behares 22 vjeçare, e shkurorëzuar, në: "Martesë e detyruar. Gjithë jetën për hir të nderit", Terre des Femmes e.V., 2006)

Kërkush nuk e ka të drejtën të të detyrojë për martesë! Ti ke të drejtë të vendosësh vetë, nëse do të martohesh dhe me kë do të lidhësh këtë martesë! Një martesë e detyruar është e ndaluar në çdo besim fetar!

Pasojat e martesës së detyruar

Ndoshta ti për të ardhmen tënde ke thurur plane dhe ke mendime, të cilat ti nuk mund ti realizosh dot në një martesë të detyruar. Ndoshta shkolla dhe profesionalizimi janë të rëndësishme për ty, por që pas martesës nga ty pritet, që të ndërpresësh gjithçka. Kjo çon në atë, që ti nuk ke aspak mundësi, që tani apo më vonë të mund të fitosh e pavarur paren tënde. Përmes kësaj ti kthehesh në një varësi gjithmonë e më të madhe tek bashkëshorti dhe familja e tij.

tl_files/zwangsheirat/images/klein/infos_01.jpgNdoshta ti ndjen përfytyrimin, që pas martesës të shkosh në një banesë më vete, si joshëse dhe shpreson, që të jetosh e lirë në shtëpinë tënde, larg rregullave dhe detyrimeve të shtëpisë së prindëve. Ndoshta ty mund të të premtohen shumë gjëra. Por ama shpesh pas martesës, ty do të duhet ti nënshtrohesh rregullave dhe pretendimeve të reja - atyre të burrin tënd dhe familjes së tij. Ata kërkojnë prej teje, që ti tu bindesh dhe tu nënshtrohesh atyre. Mund të ndodhë që ty nuk do të lejohet më që të takohesh me shoqet apo që të largohesh nga shtëpia. Në rastet më të rënda edhe edukimi i fëmijëve të tu të ardhshëm do të merret përsipër nga të tjerët.

Kur ti do të jesh e martuar, mund të pritet prej teje, që burrit tënd ti qëndrosh në dispozicion seksualisht. Në rast se ti këtë nuk mund ta bësh apo nuk do që ta bësh, mbasi ti atë nuk e do, atëherë një gjë të tillë mund ta realizojë edhe përmes dhunës. Këto përjetime mund të të rëndojnë shumë - kaq shumë, sa ti nuk mund ta durosh dot frikën e përditshme.

Të gjitha këto mund të çojnë deri atje, sa ti të ndjehesh e vetmuar dhe e dorëzuar. Nëna jote dhe motrat e vëllezërit e tu, apo njerëz të tjerë, të cilëve ti u beson, ndoshta nuk mund të të ndihmojnë më dot siç duhet apo të të mbrojnë, mbasi nuk duan të ndërhyjnë në jetën tënde martesore. Ata ndoshta mund të mendojnë, se burri yt ka të drejtë ta bëjë këtë, atëherë kur ai e quan të arësyeshme.

Dhe kështu shumë vajza bëhen gjithmonë e më tepër të heshtura, të trishtuara dhe depresive. Ato sëmuren shpesh, kanë dhëmbje koke apo stomaku. Disa hanë shumë apo aspak, për shkak të halleve apo lëndojnë veten e tyre. Disa vajza janë aq të dëshpëruara, sa ato bile si rrugëdalje të fundit mendojnë vetëvrasjen.