Oferta jonë

Vajzat dhe gratë e reja do të gjejnë në konsultim online informacione dhe mbështetje në mbrojtje kundër martesës së detyruar.

Vajzat mund të na drejtohen përmes E-Mail-it, Chat-it individual apo në grupe në një kuadër të mbrojtur. (SSL i shifruar). Në rast nevoje ekziston mundësia, që ato të konsultohen përmes telefonit apo personalisht.

  • Ne japim këshilla në formë anonime, d.m.th. gjithçka, çfarë na shkruajnë dhe na thonë vajzat, ne i trajtojmë në fshehtësi. Asnjë nuk mëson, që vajzat të cilat kanë nevojë për konsultime, kanë kontaktuar me ne. Ne nuk marrim vendime pa dëshirën e personit të prekur.
  • Në rast se vajzat/gratë e reja përveç kësaj në situata krize kanë nevoje për ndihmë konkrete, atëherë ne me dëshirë u ndërmjetësojmë konsultime në vend apo një strehim të mbrojtur.
  • Ne mbajmë anën e vajzave dhe të grave të reja. Tek ne punojnë vetëm gra. Të gjitha këshilltaret kanë përvojë të madhe profesionale në mbrojtje të vajzave dhe grave. Ne flasim gjermanisht, turqisht dhe gjuhën kurde.
  • Përgjigjja me E-Mail pason brënda 3 ditësh.
  • Vajzat/gratë e reja në rast nevoje mund të na dërgojnë E-Mail edhe në arabisht apo shqip. Këto E-Mail do të trajtohen në bashkëpunim me një zyrë përkthimi (sigurisht e mbrojtur dhe anonime). Përgjigja e këtyre pyetjeve do të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, por ama kërkon më tepër kohë.
  • Të rinjtë/djemtë e rinj, të cilëve u kanoset martesa e detyruar, ne i ndërmjetësojmë në institucione të përshtatshme konsulte.
  • Nëpër shkolla apo institucione të tjera (si p.sh. organizata për emigrantët dhe emigranten) ne zhvillojmë takime informative me vajzat, në lidhje me ofertën e konsultores online. Në rast interesi drejtohuni ju lutemi tek ne.

Përmes mbështetëses: „Mädchenhaus Bielefeld e.V.“ (institucioni i bamirësisë së vajzave në Bielefeld - shoqatë e regjistruar) është një shoqatë e dobishme, e cila ka si qëllim të përmirësojë kushtet jetësore të vajzave dhe grave të reja në të gjitha fushat e jetës. Shoqata, si mbështetëse e njohur në ndihmë të të rinjve, zhvillon oferta me vajzat dhe gratë e reja në situata urgjente dhe krize. Vajzat me prejardhje shoqërore dhe kulturore të ndryshme do të gjejnë këtu konsultim, mbështetje, mbrojtje dhe mundësi banimi për kohë të gjatë në katër sektorët e institucionit të bamirësisë së vajzave në Bielefeld / shoqatë e regjistruar (Mädchenhaus Bielefeld e.V.:), konsultore, konsultim online në mbrojtje kundër martesës së detyruar, institucione strehimi dhe banim nën kujdes. (Informacione të mëtejshme në lidhje me shoqatën: www.maedchenhaus-bielefeld.de)