Ne angazhohemi pėr tė gjitha vajzat dhe gratė e reja, tė cilat ndodhen nė njė situatė tė rėndė dhe krize dhe qė kanė nevojė pėr konsultim, mbėshtetje dhe mbrojtje! Krahas konsultores, institucionit tė strehimit dhe tė njė grup banimi, ne ofrojmė tashmė edhe njė konsultim online nė lidhje me temėn martesa e detyruar. Grupi ynė i punės ka mbėshtetur shumė vajza dhe gra dhe njeh shqetėsimet dhe hallet nė lidhje me temėn martesa e detyruar.

Nė kėshillimin tonė online, nė mbrojtje kundėr martesės sė detyruar punojnė gra nga mosha 35 deri nė moshėn 50-vjeēare, tė cilat vinė nga rrethe tė ndryshme kulturore dhe qė flasin gjermanisht, turqisht dhe gjuhėn kurte.
Por E-Mail-et mund tė shkruhen edhe nė shqip apo arabisht, mbasi ne bashkėpunojmė nė mėnyrė konsperative me njė zyrė pėrkthimi, e cila i pėrkthen pėr ne kėto E-Mail-e. Kushdo qė drejtohet tek ne, duhet tė ketė besim tek ne, mbasi ne tė gjitha informacionet i trajtojmė nė fshehtėsinė mė tė madhe. Ne kėshillojmė nė anonimitet. Asnjė person i tretė nuk mėson gjė nė lidhje me bisedat tona kontaktuese, mbasi i gjithė grupi ynė i punės, si edhe pėrkthyeset dhe pėrkthyesėt i nėnshtrohen heshtjes.
Ne tė ndihmojmė ty, qė tė marrėsh vendimin tėnd:
Ka alternativa dhe rrugėzgjidhje! Ka njerėz, qė tė mbėshtesin ty, tė cilėt e njohin mirė situatėn tėnde dhe qė e akceptojnė kulturėn tėnde!
Ti dėshiron tė kesh njė person, i cili

Kij besim tek vetvetja dhe bėhe hapin e parė! Ne na ke gjithmonė pranė. Sė bashku do ta gjejmė njė zgjidhje pavarėsisht se sa pa krye tė duket situata jote. Nė rast nevoje, ne mund tė gjejmė pėr ty edhe njė strehim tė sigurt dhe tė fshehtė, ku atje do tė sigurohet mbrojtje kundėr kėrcėnimit dhe dhunės.
Ka edhe tė rinj, apo burra nė moshė tė re, tė cilėve u kanoset martesa e detyruar dhe qė kanė nevojė pėr ndihmė dhe mbėshtetje. Nė rast se ti e ndjen, se kjo ėshtė edhe pėr ty, atėherė ti sigurisht qė mund tė na drejtohesh neve nė ēdo moment. Ne ndihmojmė me kėnaqėsi pėr tė gjetur konsultore tė pėrshtatshme!
Jo, martesės sė detyruar! Ne ndihmojmė!
Me njė martesė tė detyruar kemi tė bėjmė atėherė, kur prindėt e tu apo familja jote vendos, se me kė duhet tė martohesh ti, pavarėsisht se ti nuk ke dėshirė tėmartohesh me partnerin qė tė kanė zgjedhur. Nė rastin e njė marteseje tė detyruar asnjė nuk pyet pėr vullnetin tėnd, nėse ti do tė martohesh, apo dhe cilin person dashuron ti.

Flitet pėr martesė tė detyruar, atėherė kur ti nuk dėshiron tė martohesh, kur ti nuk ke dhėnė pėlqimin tėnd apo kur ti vihesh nėn presion dhe ndien detyrim.
Ti ke tė drejtė, tė vendosėsh e lirė, nėse do qė tė martohesh dhe me cilin do tė martohesh! Dashuria dhe martesa nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me detyrimin! Njė martesė e detyruar nuk ka lidhje aspak me besimin fetar!
Nė rast se ti nuk martohesh me vullnetin tėnd, atėherė familja jote ndoshta do tė pėrdorė presionin tek ty. Ajo do tė mundohet tė tė detyrojė pėr martesė. Presioni mund tė pėrdoret nė forma dhe mėnyra tė ndryshme, ku nė tė bėjnė pjesė:
Martesė e detyruar apo martesė e organizuar?

Nuk ėshtė gjithmonė e lehtė dhe e mundur qė tė bėsh dallim tė qartė ndėrmjet martesės sė detyruar dhe martesės sė organizuar. Vendimtare ėshtė, nėse pėrdoret dhunė tek ti, nėse ti e ke mundėsinė tė mund tė thuash edhe Jo. Gjithmonė varet nga vlerėsimi personal, se nė cilin moment do tė flitet pėr njė martesė tė detyruar, dhe ēfarė ndihet si detyrim.
Kėshtu, atė qė prindėt nga pikpamja e tyre e kuptojnė si presion tė lehtė, pėr ty ndihet si detyrim. Ka vajza dhe tė rinj, tė cilat akceptojnė, qė prindėt e tyre tė zgjedhin partėnerin e jetės sė tyre, dhe qė vetė kėta nė kėtė vendim tė kenė tė drejtėn e fjalės sė fundit. Nė rastin e njė martese tė detyruar, martesa lidhet kundėr vullnetit tė nuses apo tė dhėndėrit. Pėrdoret presion i madh dhe refuzimi atėherė do tė ketė pėr ty pasoja tė rėnda.
Shenjat merri seriozisht! Shpesh ndodh kėshtu, qė planet pėr martesė paralajmėrohen. Pėrpara se kėto plane tė zbatohen, ti ke mundėsi qė tė pėrfitosh nga ndihma jonė!
Ndoshta ti vė re situata tėpazakonta dhe nuk di tamam, se si duhet tė reagosh. Nga prindėt dhe tė afėrmit ti merr komlimente tė pazakonta, psh. se ti je bėrė sa njė grua, apo qė je bėrė pėr tu martuar.

Ekzistojnė shkaqe tė shumta, se pėrse prindėt mendojnė, se ata kanė tė drejtė dhe dhe e kanė detyrė, qė tė zgjedhin njė burrė pėr vajzėn e tyre.
Ndonjėherė prindėt kanė frikė pėr humbjen e vlerės sė tyre (humbje nderi). Nė rast se vajza ėshtė nė moshė pėr martesė, por qė nuk ka dėshirė qė tė jetė e lidhur dhe eventualisht ka njė shok, i cili nuk akceptohet nga prindėt, shumė familje kanė frikėn e humbjes sė virgjėrisė.
Ndonjėherė ndodh edhe kėshtu, qė prindėt kanė frikė, se vajza e tyre humbet respektin pėr ta; ata duan tė ruajnė influencėn tek vajza e tyre. Kėshtu pėr shėmbull, kur vajza shoqėrohet me njė burrė tė njė rrethi tjetėr kulturor, apo tė njė besimi tjetėr fetar dhe qė ata e marrin vesh kėtė gjė, atėherė ata kanė frikė se vajza e tyre do ti nėnshtrohet influencave tė dėmshme dhe do tė bjerė nė stilin perėndimor dekandet tė jetės.

Pėrmes njė marteseje tė shpejtė ata duan ti ngjallin vajzės sė tyre respekt pėrpara autoritetit tė babait dhe kėshtu tė forcojnė lidhjet tradicionale. Pėrmes njė marteseje tė shpejtė vajza duhet tė sillet pėrsėri nė rrugė tė drejtė.
Por ama ti ke pėrfytyrime tė tjera se si duhet tė jetosh. Ndoshta ti dėshiron qė dikur tė martohesh, por ama jo tani dhe jo me njė burrė, tė cilin ti nuk e njeh dhe nuk e do!
Nėna jote ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ty. Ajo ka qėnė ndėrmjetėse e babait, kur ka qenė fjala pėr vendime tė rėndėsishme. Ajo gjithashtu tė ka mbrojtur nga babai kėtė herė apo herė tė tjera, kur ti atij thjeshtė i ke fshehur diēka.
Ndodh, qė ti tashti ndjehesh e zhgėnjyer apo e tmerruar nga nėna jote, nė rast se babai yt tė bėn tė ditur seriozisht, se ka zgjedhur njė burrė pėr ty, me tė cilin ti sė shpejti do tė martohesh - dhe nėna jote duke u lėkundur nuk shfaq mbėshtetje dhe tregohet e mbingarkuar.

Ajo ka mendimin, se babai dhe nėna duan vetėm tė mirėn tėnde, dhe se ėshtė mėse normale, qė ata duhet tė zgjedhin njė burrė pėr ty. Ajo nuk mund dhe nuk do qė tė tė kuptojė dhe nuk tė merr seriozisht. Pėr nėnėn tėnde mendimet e tė afėrmve dhe tė komshinjve kanė qenė gjithmonė shumė tė rėndėsishme, por nė kėtė situatė ti ke pritur, qė ajo tė tė ndihmojė.
Nė vėnd tė kėsaj, ti ke ndjenjėn, se prindėt e tu tė vėnė nėn presion! Ata duan tė tė martojnė dhe tė detyrojnė ty pėr kėtė ndoshta edhe me dhunė, ku ty tė injorojnė, tė ofendojnė, tė rrahin apo tė kėrcėnojnė.
Ti ke ndjenjėn,
"Mua mė ka vrarė deri diku fakti, qė prindėt e mi kanė qenė tė zemėruar me mua, apo pėr ato qė kanė folur tė tjerėt. Por pėr mua ishte e qartė, se tani duhet tė tregohesha egoiste, me qėllim pėr tė qenė e lumtur. Nuk duhet tė bėja prindėt apo atė tė lumtur." (marrė nga: E detyruar pėr martesė, Raport i Behares 22 vjeēare, e shkurorėzuar, nė: "Martesė e detyruar. Gjithė jetėn pėr hir tė nderit", Terre des Femmes e.V., 2006)
Kėrkush nuk e ka tė drejtėn tė tė detyrojė pėr martesė! Ti ke tė drejtė tė vendosėsh vetė, nėse do tė martohesh dhe me kė do tė lidhėsh kėtė martesė! Njė martesė e detyruar ėshtė e ndaluar nė ēdo besim fetar!
Ndoshta ti pėr tė ardhmen tėnde ke thurur plane dhe ke mendime, tė cilat ti nuk mund ti realizosh dot nė njė martesė tė detyruar. Ndoshta shkolla dhe profesionalizimi janė tė rėndėsishme pėr ty, por qė pas martesės nga ty pritet, qė tė ndėrpresėsh gjithēka. Kjo ēon nė atė, qė ti nuk ke aspak mundėsi, qė tani apo mė vonė tė mund tė fitosh e pavarur paren tėnde. Pėrmes kėsaj ti kthehesh nė njė varėsi gjithmonė e mė tė madhe tek bashkėshorti dhe familja e tij.

Ndoshta ti ndjen pėrfytyrimin, qė pas martesės tė shkosh nė njė banesė mė vete, si joshėse dhe shpreson, qė tė jetosh e lirė nė shtėpinė tėnde, larg rregullave dhe detyrimeve tė shtėpisė sė prindėve. Ndoshta ty mund tė tė premtohen shumė gjėra. Por ama shpesh pas martesės, ty do tė duhet ti nėnshtrohesh rregullave dhe pretendimeve tė reja - atyre tė burrin tėnd dhe familjes sė tij. Ata kėrkojnė prej teje, qė ti tu bindesh dhe tu nėnshtrohesh atyre. Mund tė ndodhė qė ty nuk do tė lejohet mė qė tė takohesh me shoqet apo qė tė largohesh nga shtėpia. Nė rastet mė tė rėnda edhe edukimi i fėmijėve tė tu tė ardhshėm do tė merret pėrsipėr nga tė tjerėt.

Kur ti do tė jesh e martuar, mund tė pritet prej teje, qė burrit tėnd ti qėndrosh nė dispozicion seksualisht. Nė rast se ti kėtė nuk mund ta bėsh apo nuk do qė ta bėsh, mbasi ti atė nuk e do, atėherė njė gjė tė tillė mund ta realizojė edhe pėrmes dhunės. Kėto pėrjetime mund tė tė rėndojnė shumė - kaq shumė, sa ti nuk mund ta durosh dot frikėn e pėrditshme.
Tė gjitha kėto mund tė ēojnė deri atje, sa ti tė ndjehesh e vetmuar dhe e dorėzuar. Nėna jote dhe motrat e vėllezėrit e tu, apo njerėz tė tjerė, tė cilėve ti u beson, ndoshta nuk mund tė tė ndihmojnė mė dot siē duhet apo tė tė mbrojnė, mbasi nuk duan tė ndėrhyjnė nė jetėn tėnde martesore. Ata ndoshta mund tė mendojnė, se burri yt ka tė drejtė ta bėjė kėtė, atėherė kur ai e quan tė arėsyeshme.
Dhe kėshtu shumė vajza bėhen gjithmonė e mė tepėr tė heshtura, tė trishtuara dhe depresive. Ato sėmuren shpesh, kanė dhėmbje koke apo stomaku. Disa hanė shumė apo aspak, pėr shkak tė halleve apo lėndojnė veten e tyre. Disa vajza janė aq tė dėshpėruara, sa ato bile si rrugėdalje tė fundit mendojnė vetėvrasjen.
Ti vendos, se me cilin do tė martohesh!

Kėrkush nuk ka tė drejtė - gjithashtu edhe prindėt e tu apo familja jote (!) -, qė tė tė detyrojnė pėr martesė.
Martesat kundėr vullnetit shkelin tė drejtat e njeriut, tė cilat njihen sot pothuajse nga tė gjitha shtetet e rruzullit tokėsor. Sigurisht qė kėto janė tė ndaluara nga kushtetuta e Republikės Fe-derale tė Gjermanisė.
Pra njė martesė duhet tė lidhet vetėm nė bazė tė shprehjes sė vullnetit tė lirė dhe tė plotė tė bashkėshrotėve tė ardhshėm.
Pa marrė parasysh moshėn dhe kombėsinė tėnde vlen: Martesa e detyruar nuk mund tė pėrlig-jet me asnjė traditė apo besim fetar!
Njė martesė e detyruar ėshtė e dėnueshme!
Kodi penal gjerman i ndalon gjithkujt - gjithashtu edhe familjes tėnde - qė tė tė kėrcėnojė pėrmes dhunės, apo tė pėrdorė dhunėn nė ty, me qėllim qė tė tė detyrojė pėr martesė.
Dhuna paraqitet nė forma tė ndryshme:
Ēfarė duhet tė kesh parasysh, nėse largohesh pėrko-hėsisht nga Gjermania
Nė rast se ti nuk zotėron nėnshtetėsinė gjermane, atėherė pėr ty do tė jenė tė rėndėsishme in-formacionet e mėposhtme:
Nė rast se ti ke njė lejė-qėndrimi pėr nė Gjermani dhe qė prindėt e tu dėshirojnė tė tė martojnė nė atdheun tėnd, atėherė ti si rregull duhet tė kthehesh nė Gjermani bėrnda njė afati prej gjash-tė muajsh, mbasi nė rast tė kundėrt skadon lejė-qėndrimi yt.
Zyra e tė huajve e vendbanimit tėnd, nė raste tė veēanta mund ta zgjasė kėtė afat (§51 tė ligjit mbi lejėqėndrimin).
Ne ndėrhyjmė pėr tė drejtat e tua, ne tė informojmė dhe tė mbėshtesim ty!
Nė rast se ti je nėn moshėn 18-vjeēare, atėherė ti mund
Kėto oferta pėr ndihmė janė pėr ty falas!
Nė rast seti je mbi 18-vjeēe, atėherė ti mund tė drejtohesh
Kėto oferta pėr ndihmė janė pėr ty falas!
E mira ėshtė gjithmonė, nėse ti mbėshtetjen do ta kėrkosh tek mėsueset dhe mėsuesėt, pu-nonjėset dhe punonjėsit social (tė shkollės), apo tek shoqet dhe shokėt e tu. Sė bashku me ta ti mund tė caktosh takime apo tė zhvillosh biseda. Gjithmonė sigurohu, qė personat, tė ci-lėve ti u beson, nuk do tu tregojnė tė tjerėve dhe qė nuk ndėrmarrin asgjė nė kokė tė tyre.
Parimisht ekziston mundėsia, qė tė kėrkosh kėshilla edhe tek ndonjė avokate apo avokat. Nė raste urgjente dhe raste krizash tė mėdha ti mund tė njoftosh edhe policinė vendore. Adhe ajo i njeh gjithashtu institucionet, tė cilat mund tė organizojnė strehimin tėnd tė menjėhershėm (marrjen tėnde nėn mbrojtje).
Nė rast se ti kėrkon tė dish mė tepėr mbi ligjet, atėherė nė aspektet ligjore ti mund tė informo-hesh nė faqet mbi personat e besueshėm.
Gjithmonė ti mund tė marrėsh kėshilla dhe tė gjesh mbėshtetje tek: Konsultorja online nė mbrojtje kundėr martesės sė detyruar. Pėr kėtė jemi ne aty!
Kėshillimi online
Ne jemi tė kontaktueshėm edhe pėrmes telefonit!
Numri i telefonit: 05 21 / 5 21 68 79
Sigurisht qė ne kėshillojmė edhe tė afėrm dhe persona tė besuar tė vajzave, si edhe punonjėse dhe punonjės profesionistė (pedagoge dhe pedagogė social, edukatore dhe edukatorė, punonjės mėsimi, etj.), tė cilėt profesionalisht janė tė konfrontuar me temėn dhe qė kėrkojnė kėshillė
Organizime informacionesh:
Ne informojmė nė:
dhe nėpėr institucione tė tjera, tė cilat merren me tematikėn. Nė rast nevoje tė gjitha istitucionet e lartpėrmendura mund tė na drejtohen neve.
Kėtu do tė dalė njė listė FAQ. Kjo do tė thotė "frequently asked questions", pra nė gjermanisht: "pyetjet qė bėhen mė shpesh".
Janė pyetje, qė bėhen herė pas here nga personat e prekur apo tė afėrmit. Me kėnaqėsi mund tė marrėsh pjesė dhe ta na dėrgosh propozimet e tua, nė rast se pėr mendimin tėnd mungon ndonjė pyetje e rėndėsishme, apo nė rast se ti dėshiron tė bėsh ndonjė plotėsim.
Pėr kėtė dėrgo thjesht njė Email nė: zwangsheirat@maedchenhaus-bielefeld.de
1. Kujt mund ti drejtohem unė, nė rast se mė duhet NDIHMĖ, PA e marrė vesh prindėt e mi?
2. Si funksionon kėshillimi online?
3. Kush mund tė pėrfitojė nga kėshillimi online?
4. Kush do tė mė pėrgjigjet mua?
5. A kushton gjė pėrdorimi i kėshillimit online?
6. Unė jam e mitur dhe dėshiroj tė pėrfitoj nga kėshillimi online. A duhet tė informohen prindėt e mit?
7. Nė rastin kur unė jam e mitur, a mund/ dhe a lejohen prindėt e mi qė kundėr vullnetit tim tė mė martojnė me njė burrė?
Nė rast se ti ke nevojė pėr mbėshtetje tė afėrt, apo pėr informacione mėtejshme, atėherė kėtu do tė gjesh adresat kontaktuese: links + Ndihmė nė NRW. Ose drejtohu tek ne pėrmes kėshillimit online.