PASOJAT E MARTESËS SË DETYRUAR

Ndoshta ti për të ardhmen tënde ke thurur plane dhe ke mendime, të cilat ti nuk mund ti realizosh dot në një martesë të detyruar. Ndoshta shkolla dhe profesionalizimi janë të rëndësishme për ty, por që pas martesës nga ty pritet, që të ndërpresësh gjithçka. Kjo çon në atë, që ti nuk ke aspak mundësi, që tani apo më vonë të mund të fitosh e pavarur paren tënde. Përmes kësaj ti kthehesh në një varësi gjithmonë e më të madhe tek bashkëshorti dhe familja e tij.

 

Mädchen mit weißem Rock und sonst schwarzer Kleidung steht auf einem Feldweg, der Kopf des Mädchens ist nicht zu sehen

Ndoshta ti ndjen përfytyrimin, që pas martesës të shkosh në një banesë më vete, si joshëse dhe shpreson, që të jetosh e lirë në shtëpinë tënde, larg rregullave dhe detyrimeve të shtëpisë së prindëve. Ndoshta ty mund të të premtohen shumë gjëra. Por ama shpesh pas martesës, ty do të duhet ti nënshtrohesh rregullave dhe pretendimeve të reja - atyre të burrin tënd dhe familjes së tij. Ata kërkojnë prej teje, që ti tu bindesh dhe tu nënshtrohesh atyre. Mund të ndodhë që ty nuk do të lejohet më që të takohesh me shoqet apo që të largohesh nga shtëpia. Në rastet më të rënda edhe edukimi i fëmijëve të tu të ardhshëm do të merret përsipër nga të tjerët.

Kur ti do të jesh e martuar, mund të pritet prej teje, që burrit tënd ti qëndrosh në dispozicion seksualisht. Në rast se ti këtë nuk mund ta bësh apo nuk do që ta bësh, mbasi ti atë nuk e do, atëherë një gjë të tillë mund ta realizojë edhe përmes dhunës. Këto përjetime mund të të rëndojnë shumë - kaq shumë, sa ti nuk mund ta durosh dot frikën e përditshme.

Të gjitha këto mund të çojnë deri atje, sa ti të ndjehesh e vetmuar dhe e dorëzuar. Nëna jote dhe motrat e vëllezërit e tu, apo njerëz të tjerë, të cilëve ti u beson, ndoshta nuk mund të të ndihmojnë më dot siç duhet apo të të mbrojnë, mbasi nuk duan të ndërhyjnë në jetën tënde martesore. Ata ndoshta mund të mendojnë, se burri yt ka të drejtë ta bëjë këtë, atëherë kur ai e quan të arësyeshme.

Dhe kështu shumë vajza bëhen gjithmonë e më tepër të heshtura, të trishtuara dhe depresive. Ato sëmuren shpesh, kanë dhëmbje koke apo stomaku. Disa hanë shumë apo aspak, për shkak të halleve apo lëndojnë veten e tyre. Disa vajza janë aq të dëshpëruara, sa ato bile si rrugëdalje të fundit mendojnë vetëvrasjen.