Ç’farë ndodh me mua?

Shenjat merri seriozisht! Shpesh ndodh kështu, që planet për martesë paralajmërohen. Përpara se këto plane të zbatohen, ti ke mundësi që të përfitosh nga ndihma jonë!

Ndoshta ti vë re situata tëpazakonta dhe nuk di tamam, se si duhet të reagosh. Nga prindët dhe të afërmit ti merr komlimente të pazakonta, psh. se ti je bërë sa një grua, apo që je bërë për tu martuar.

Ekzistojnë shkaqe të shumta, se përse prindët mendojnë, se ata kanë të drejtë dhe dhe e kanë detyrë, që të zgjedhin një burrë për vajzën e tyre.

Ndonjëherë prindët kanë frikë për humbjen e vlerës së tyre (humbje nderi). Në rast se vajza është në moshë për martesë, por që nuk ka dëshirë që të jetë e lidhur dhe eventualisht ka një shok, i cili nuk akceptohet nga prindët, shumë familje kanë frikën e humbjes së virgjërisë.

 

Eine junge Frau mit ernstem und nachdenklichem Gesichtsausdruck

Ndonjëherë ndodh edhe kështu, që prindët kanë frikë, se vajza e tyre humbet respektin për ta; ata duan të ruajnë influencën tek vajza e tyre. Kështu për shëmbull, kur vajza shoqërohet me një burrë të një rrethi tjetër kulturor, apo të një besimi tjetër fetar dhe që ata e marrin vesh këtë gjë, atëherë ata kanë frikë se vajza e tyre do ti nënshtrohet influencave të dëmshme dhe do të bjerë në stilin „perëndimor dekandet“ të jetës.

Përmes një marteseje të shpejtë ata duan ti ngjallin vajzës së tyre respekt përpara autoritetit të babait dhe kështu të forcojnë lidhjet tradicionale. Përmes një marteseje të shpejtë vajza duhet të sillet përsëri në rrugë të drejtë.

Por ama ti ke përfytyrime të tjera se si duhet të jetosh. Ndoshta ti dëshiron që dikur të martohesh, por ama jo tani dhe jo me një burrë, të cilin ti nuk e njeh dhe nuk e do!